Bislimi për punësimet në misionet diplomatike: Fajin e kanë të gjithë ata që udhëhoqën MPJ-në edhe ministrja Haradinaj - Gazeta Express
string(117) "bislimi-per-punesimet-ne-misionet-diplomatike-fajin-e-kane-te-gjithe-ata-qe-udhehoqen-mpj-ne-edhe-ministrja-haradinaj"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 10:48

Bislimi për punësimet në misionet diplomatike: Fajin e kanë të gjithë ata që udhëhoqën MPJ-në edhe ministrja Haradinaj

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 10:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka reaguar pas publikimit të listës me emrat e personave që thuhet se kanë lidhje me zyrtarë të lartë të partive politike e që të njëjtit tashmë shërbejnë në diplomaci.

Bislimi ka ironizuar me emërimet që janë bërë, duke thënë se “kafshatë që nuk kapërdihet është diplomacia”.

“Kafshatë që nuk kapërdihet është diplomacia; kafshatë që të mbetet në fyt, por ta çon te poshtë Ministria, kur ka Ministra si ky zotniu që: mbesën, këshilltarët rend e skej, sekretareshen, depoistin, shoferin… krejt t’i ka bërë diplomatë, konsujë e ambasadorë! EHooo!!! Veç nuk e ditëm a kanë ‘kukuru këta në këto pozita hiq a jo? Po nejse, se kualifikimet garant nuk iu kanë mungu, si p.sh depoist e diplomat, kanë do shkronja të përbashkëta”, thotë Bislimi.

Ai tha se ministrja aktuale e MPJD-së, Meliza Haradinaj-Stublla po vazhdon rrugën e paraardhësve të saj.

“Prandaj, nuk kem pse me u habitë që kjo zonja që sot e udhëheq këtë Ministri po e vazhdon rrugën e trasuar nga disa pararendës të saj, ani pse procedurat pak po i huçë nganjëherë, po mësohet, mësohet kismet”, vijon reagimi.

Dje në media janë prezantuar emrat e personave që thuhet se kanë lidhje me zyrtarë të lartë të partive politike e që të njëjtit tashmë shërbejnë në diplomaci.

Së fundmi është riaktualizuar debati për emërimet në diplomaci pasi që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kishte shkarkuar katër konsuj të Kosovës.