Martin Odegaard vazhdon të punojë, për ta bindur Zinedine Zidanen se meriton më shumë hapësirë, pas sezonit mbresëlënës me Real Sociedadin.
Stërvitje pas stërvitje, Odegaard po tregon klasin, dhe po jep sinjale se mund t’i japë shumë skuadrës së Real Madridit, që nuk po kalon një sezon të mirë.
Në stërvitjen e fundit në Valdebabes, Odegaard ka treguar klasin duke dribluar shokët, për të shënuar më pas gol me shumë elegancë. /Gazeta Express/
?✌️ ¡Clase y elegancia!
✨ @martinio98 #RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/XaspyEDKxN— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 23, 2020