string(102) "investigimi-si-lulezon-mafia-shqiptare-ne-ekuador-ata-kane-kodet-e-nderit-ku-askush-nuk-tradheton-kend"

Gazeta Express

21/11/2020 16:59

INVESTIGIMI/ Si lulëzon mafia shqiptare në Ekuador, ata kanë kodet e nderit ku askush nuk tradhëton kënd

Gazeta Express

21/11/2020 16:59

Një automjet Ford Explorer me ngjyrë kafe e blinduar, që në tregun e paligjshëm shkon më shumë se 90 mijë dollar, ishte lidhja që u bë mes evropës dhe Ekuadorit në një histori narkotrafiku. Shqiptari Remzi Azemi është një prej tyre.

Ai u arrestua fillimisht në 2014 gjatë një operacioni në Ballkan së bashku me 11 prsona të tjerë ku ishin përfshirë ekuadorianë e shqiptarë. Organizata u akuzua për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil për ti dërguar në Evropë. Por Azemi doli nga burgu një muaj pasi ishte arrestuar.

Policia e arrestoi sërish në 2017. Atij iu bë një atentat në qendër të Guayaquil. Ishte në makinën e blinduar ngjyrë kafe, kur gruaja e tij hapi dritaren për të pirë një cigare. Këtë shfrytëzuan atentatorët duke e plagosur. Vajza e tij e mitur ishte po ashtu në makinë. Pas asaj ngjarjeje, Azemi u largua nga vendi, sipas dokumenteve të prokurorisë.

Por organi i akuzës mbajti telefonat e tij celular ku kishte mjaft mesazhe. Psh, iu gjetën biseda në të cilat ai gjoja kërkonte një sulmues. Sipas prokurorit që kryesonte hetimin, Cesar Pena, një javë para se ti bëhej atentat, ishte goditur një person dhe më pas ishte arratisur. Një mesazh në celularin e shqiptarit ishte: kërkojeni macen e zezë, (alias personin e goditur) unë jam i gatshëm të paguaj gjithçka duhet për ta kthyer të punojë me mua”. Për shkak të atyre bisedave, Azemit iu hap një hetim i ri për trafikun e drogës. Shqiptari u arrestua në Gjermani, sipas policisë kundër trafiqeve.

Por në Ekuador Azemi përballet me shumë akuza. Prokuroria hapi për të një proces ku e akuzon për vrasjen e malazezit Fadil Kacanic dhe gruan e tij ekuadorianen Elsa Gallegos Chacon.

Kacanic, 64 vjec, dhe gruaja 63 u rrëmbyen dhe u vranë në mars 2018 në Guayaquil. Burra të veshur si policë mbërritën në shtëpinë e tij në Los Ceibos, i morën me vete dhe më pas u shfaqen në rrugën drejt bregdetit duke i qëlluar në kokë. Sipas prokurorisë, ai ishte gjithashtu shqiptar, por policia siguroi se ai ishte nga Mali i Zi, vend fqinj me Shqipërinë.

Vrasësit, të veshur si policë, mbërritën në shtëpinë e viktimave me tre automjete dhe hynë në kompleksin e banimit me dokumente të rreme të policisë, sipas porkurorit Victor Gonzales. Hyrja e tyre u rregjistrua nga kamerat e sigurisë. U pa se ditën e krimit, automjeti i blinduar ngjyrë kafe, ishte parkuar jashtë shtëpisë së Kacanic. Sipas dëshmitarëve, çifti u largua i prangosur.

portda-extra-ejecutado.jpg

Policia tha se autorët e kishin kthyer shtëpinë e tij përmbys, sikur të kërkonin diçka. Janë marrë bizhuteri dhe një kompjuter. Por u raportua edhe për marrjen e një shume të mëdha parash.

Të dy Azemi dhe Kacanic përdorën të njëjtin automjet të blinduar ngjyrë kafe. Në kohën e sulmit ndaj Azemit. Kacanic u shfaq pranë makinës luksoze. Ai kishte veshur një bluzë blu dhe i ktheu shpinën kameras së një fotografi gazete por dukej imazhi. Sipas prokurorisë, të dy kishin lidhje familjare.

foto-asesinato_copy.jpg

Kacanic nuk ka të regjistruar ndonjë aktivitet ekonomik në Ekuador. Por u procedua për trafik drogë. Në vitin 2010 iu gjetën 18 kg kokainë në bagazhin e  vet në aeroportin e Guayaquil me destinacion Amsterdamin. U dënua me 12 vite burg. Por në 8 qershor 2015, dënimi i tij u ul në 10 vite dhe u lirua më pas nga burgu nën regjimin e paralirimit.

Azemi dhe Kacanic kishin lidhje me Ilir Hidrin, sipas prokurorit Pena. Ai ishte një tjetër shqiptar që u vra në Guayaquil. Ishte vetëm 39 vjec. U qëllua në periferi të qytetit. Edhe atij i kishin hyrë më parë në shtëpi ku ishte me partneren dhe i morën edhe paratë.

dritan-rexhepi_0.jpg

Dritan Rexhepi

Historitë e Azemit dhe Kacanic zbuluan edhe luksin dhe mënyrën e jetesës së evropianëve në Ekuador. Sipas prokurorit Cesar Pena, shqiptarët e përfshirë në trafik droge paraqiten si biznesmenë. Kalojnë kohën nëpër palestra, kanë komoditete që nuk i justifikojnë dot. Marrin para përmes transfertave bankare dhe administrojnë shuma të mëdha. Nuk kanë pasuri në vend, por marrin gjithmonë shtëpi me qira në zonat ku ka më shumë siguri. Flasin edhe shumë mirë spanjisht.

Pena është një nga prokurorët që kanë hetuar shumicën e rasteve të shqiptarëve të lidhur me krimin, kur ishte me detyrë në Guayaquil. Tani është zhvendosur në Daule. Ai hetoi vrasjet e Ilir dhe Kacanic dhe sulmin ndaj Azemit.

“Po pse vijnë vetëm shqiptarë? Dikush argumenton se këta shtetas nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në vend. Ata mund të qëndrojnë 90 ditë si turistë dhe më pas të kërkojnë zgjatje edhe mbi 90 ditë. Gjuha është një avantazh tjetër. Shqipja, për shkak të pozitës gjeografike dhe historike, mbizotëron në italisht dhe kjo është favori se pse mësojnë spanjisht. Sipas agjentit të anti-narkotikëve mafia shqiptare zbret në Ekuador për tiu dhënë përgjigje mafies italiane dhe është aleate me bandat ekuadoriane.

Eshtë e lehtë për ta që të hyjnë me dërgesa të paligjshme për në Evropë, përmes Shqipërisë sepsa përmes vendeve të tjera, sipas Mario Pazmino, ish-drejtor i inteligjencës në Ushtrinë ekuadoriane. Ai thotë se janë mafie familjare, kanë përgatitje ushtarake, kanë kodet e nderit ku askush nuk tradhëton kënd. Këto grupe kriminale shqiptare filluan të mbërrinin në Ekuador midis 2014 dhe 2015, të tërhequr për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kartele nga Kolumbia, Bolivia, Venezuela dhe gjetkë, shton eksperti. Sipas përvojës së tij, Ekuadori është një vend i prekshëm nga depërtimi i kriminelëve të huaj edhe për shkak të korrupsionit që lejon blerjen e dokumenteve false, përfshirë edhe kartat e identitetit dhe pasaportat.

fiscalia-daule-img_0111.jpg

Shqiptarët e dinë shumë mirë këtë fakt. Ata kanë mundësi të marrin letërnjoftime të rreme dhe të ndërrojnë pasaportat e tyre me vende fqinje si Serbia ose vende të tjera të ballkanit. I marrin për pak lekë dhe është shumë e vështirë që të kontrollhet nga autoritetet e emigracionit në Ekuador nëse emrat që përdorin janë të vërtetë, thotë një burim policor.

Ky është rasti i një shqiptari që u kap në Guayaquil në vitin 2014, së bashku me Azemin. Doli se kishte tre identitete. Në arrestimin e tij, ai u rregjistrua me emrin grek Ioannis Dionysopoulos dhe Lulëzim Murataj, emer shqiptar. Por pas hetimeve u përcaktua se kombësia e tij ishte shqiptare dhe emri i tij i vërtetë ishte Dritan Rexhepi.

Sipas policisë, kishte tre njoftime të kuqe nga Interpol. Ishte në kërkim nga Anglia, Shqipëria, Italia dhe Belgjika. Në Itali kërkohej për trafik droge dhe armësh; në Belgjikë për grabitje të rëndë; në Shqipëri për vrasje dhe mbajtje e prodhim të armëve luftarake. Në vendin e fundit akuzohet për krim ndaj tre policëve në vitin 1999. Informacioni i marrë zbuloi pjesë nga jeta e njerit prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia evropiane.

Në 2006, prokuroria shqiptare zbuloi se autor I vrasjes së policëve ishte Rexhepi, I paguar nga bandat lokale. Gjykata fillimisht e dënoi me burgim të përjetshëm, por më vonë mori ulje që u konvertua në 25 vite burg. Po atë vit, u kap në Tiranë, por arriti të shpëtojë thuajse menjëherë, pasi një nga policët “harroi” të mbyllte derën e qelisë ku ishte vendosur.

U zhduk pa lënë gjurmë deri në vitin 2008 kur u arrestua në Hollandë. Ishte në kërkim nga një prokuror antimafia i Venecias për trafik droge. Pas arrestimit në Hollandë u ekstradua në Itali, ku u burgos në një burg të sigurisë së lartë në Pavia, nga ku u arratis në 17 mars 2011 me dy shqiptarë të tjerë.

Në 27 mars 2011 u arrestua për grabitjen e një banke në Barcelonë, Spanjë, ditën kur Barcelona dhe e gjithë Katalonia festonin fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve. Në atë kohë, Rexhepi po kërkohej nga Anglia, Italia, Belgjika dhe Shqipëria. Ekstradimin arriti ta merrte Belgjika. Po rai u arratis nga burgu belg. Shtypi spanjoll e konsideroi “mbret të arratisjeve”.

Rexhepi u shfaq në Ekuador në 2014 dhe u kap në operacionin ballkanik. Edhe Interpol festoi arrestimin e tij. Banda me të cilën punonte dërgonte drogë të vendosur në fundin e dyfishtë të kontenierëve që largoheshin nga porti I Guayaquil. Shqiptarët ishin ngarkuar me financimin e dërgesave të drogës  si dhe ruajtjen e paketimin e tyre. U arrestuan nën posedimin e 277 kg kokainë.

Rexhepi u dënua me 13 vite burg. Në 2015, Italia kërkoi nga Ekuadori ekstradimin e shqiptarit. U dënua në atë vend në 2011 me 13 vite burg, por ai e shmangu shtëpinë në Vorglieria ku po mbahej duke vuajtur dënimin e tij” sipas raportit që iu dërgua autoriteteve ekuadoriane.

Rexhepi në mbrojtjen që bëri tha se Shqipëria kishte kërkuar ekstradimin  etij dhe kërkoi të shkonte në vendin e tij për të qenë më afër familjes. Kërkesa u refuzua dhe ekstradimi në Itali u konfirmua. Hermes Sarango, avokat I Rexhepit, i tha medias se gjykata pranoi gjithashtu ekstradimin në Shqipëri.

Sipas nenit 8 të ligjit të ekstradimit ekuadorian “kur më shumë se një shtet kërkon ekstradimin e të njëjtit person, qoftë për të njëjtin fakt ose për të ndryshme, presidenti i republikës ose ministri i qeverisë me delegimin e të parit, vendos dorëzimin e pretenduar. Ministria ende nuk e ka zgjidhur këtë rast, konfirmon Sarango. Rexhepi po mbahet në burgun Latacunga, tha një burim nga burgjet.

62 tonë drogë në portet Ekuadoriane

Në Ekuador janë kryer tre operacione ku janë ndaluar shqiptarë, të gjitha të lidhur me trafikun e drogës. Në Ballkan, në 2014 agjentët zbuluan se banda e Azemit dhe Rexhepit trafikonin përmes një kontenieri të modifikuar. Ata kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve që i lejonin ata të merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara në Evropë.

Kontenierët kur largoheshin nga kompanitë e transportit, devijonin nga rruga. Drejtuesit e organizatës për këtë punë jepnin 10 mijë dollarë. Ata dergoheshin në depo ku saldatorët instalonin kapen e dyfishtë për të vendosur drogën që mund të kishte kapacitet deri në 500 kilogramë. Ishin punë që kërkonin saktësi në saldim në mënyrë që të mos kishte asnjë dyshim dhe zgjasnin vetëm 2 orë. Më vonë, kontenieri i modifikuar vazhdonte rrugën e vet për te eksportuesi dhe atje ngarkohej produkti që më pas largohej nëpërmjet porteve të Guayaquil.

puerto-de-guayaquil-img_9826.jpg

Guayaquil është një nga pikat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë. Midis 2016 dhe shtator 2019, 62.6 tonë drogë janë kapur në 7 nga 8 portet detare që ka Ekuadori, duke përjashtuar Posorja që ka funksionuar nga gushti I kaluar. Panana Puerto, Contecon, Fertisa dhe Terminali Port Guayaquil. Tre të tjerët janë Porti Bolivar në Machala, Manta në Manabi dhe Esmeraldas.

Nga 62 tonët e kapura 40 janë nga porti Guayaquil, I operuar nga kompania Contecon që është pjesë e gruput shumëkombësh ICTSI.

Tregtia në rritje ka cuar në një valë dhune në Ekuador. Vetëm në Guayaquil të dhënat zyrtare tregojnë se vrasjen janë rritur më shumë se një të tretën në një vit. Nga 246 vdekje mes janarit dhe tetorit 2018, ata u rritën në 338 gjatë të njëjtës periudhë e këtij viti.

Ndërsa në Evropë shifrat flasin për lulëzim. Konfiskimet evropianë ne vitin 2017 arriti rekord 140 tonë. Vihet në dukje se badat shqiptare po luajnë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e kokainës, që në vitin 2017 arriti në 10 trilionë dollar.

Një operacion i këtij viti e konfirmoi këtë. Më 17 maj, një bandë e udhëhequr nga një shqiptar e përbëre nga 11 ekuadorianë të tjerë u arestua. Shqiptari u identifikua si Ilir Mbreshtani. Nisja e kokainës bëhej nga El Oro.

puerto-de-albania.jpg

Trafikantët përdorin kuti bananesh të ngjashme me ato të përdorura nga eksportusit. Kur kontenierët largohen nga magazinat e paketimit për në Porto Bolivar, të operuar nga kompania turke Yilport, ata devijojnë rrugën. Banda theu sigurinë dhe zëvendësoi ngarkesën e ligjshme me kuti që kishin kokainë përpara se të hynte në port. Në këtë bandë edhe drejtuesit e kontenierëve bashkëpunuan me rrjetin criminal.

Në 13 nëntor 2018 gjatë një operacioni midis ekuadorit dhe Greqisë u kap një bandë me grekë shqiptarë dhe ekuadorianë. Në këtë rast banda synonte të përdorte një barkë me vela për të transportuar 382 kg kokainë nga Salinas në Australi. Organizata përdori për paratë biznese që lidhen me qira automjetesh.

Në Greqi,dy grekë dhe një shqiptar u arrestuan. Në Ekuador, gjashtë ekuadorianë dhe dy burra që paraqotën dokumente greke u arestuan, por më vonë u konfirmua se ishin shqiptarë. Ata janë Georgios L.dhe Christos P. Ndërsa në Greqi të arrstuarit përballen me burgim të përjetshëm, në Ekuador dy shqiptarët u lanë të lirë dhe dihet se tani janë larguar nga vendi.

Nuk është hera e parë që drejtesia ekuadoriane vendos në favor të shqiptarëve për cështjet e trafikut të drogës. Vetë Azemi u largua nga burgu vetëm një muaj pasi u arrestua në 2014. Shumica e të kapurve në operacionin e Ballkanit janë tashmë të lirë, tha një burim na anti-narkotikët.

Ndërkohë droga vazhdon të shkojë në Evropë nga Ekuadori. Katër kontenierë me banana që u larguan për në Shqipëri janë bllokuar në Portin e Durrësit që nga gushti i këtij viti pasi DEA amerikane zbuloi se brenda kontenierëve kishte kokainë.

Por gjithë historia ndodhi në Greqi. Në portin e Pireut, ku kontenierët kishin tranzit, autoritetet greke në kordinim me ato shqiptare, zëvendësuan 317 kg kokainë me pako orizi. Në ngarkesën e bananes ata lanë vetëm një pako me kokainë për në portin shqiptar të Durrësit, ku arrestuan dy burra.

mapa-europa-albania-planv.jpg

(Marrë nga PLANV në Ekuador)