Video/ Gjesti i studentëve të kantos që emocionoi pacientët me Covid në Itali - Gazeta Express
string(76) "video-gjesti-i-studenteve-te-kantos-qe-emocionoi-pacientet-me-covid-ne-itali"

Gazeta Express

21/11/2020 12:49

Video/ Gjesti i studentëve të kantos që emocionoi pacientët me Covid në Itali

Gazeta Express

21/11/2020 12:49

Shkencëtarët thonë se ndikimet në shëndetin mendor të COVID mund të zgjasin edhe pasi të ketë mbaruar pandemia, jo vetëm për ata që kanë qenë të sëmurë por edhe për publikun e gjerë.

“Sa më i pafuqishëm ndjehet një person i ballafaquar, i përballur me këto kushte, aq më të rënda dhe më jetëgjata do të jenë pasojat që do të kenë muaj dhe vite më pas.

Për të lehtësuar sadopak ankthin, frikën dhe shqetësimet e pacientëve me Covid, studentë dhe pedagogë të kantos kanë kënduar në oborret e spitaleve, duke ju dhuruar emocione të veçanta.

Mbështetja morale ndaj pacientëve të infektuar me Covid ndikon pozitivisht, ndaj grupe vullnetare në Itali, mes tyre dhe studentë e pedagogë të degës së kantos, janë mbledhur në oborret e spitaleve, duke ju zbukuruar ditën pacientëve, që po luftojnë për jetë.

Siç shihet në video ky gjest i bukur është pritur mjaft mirë nga të shtruarit në spitale, të cilët kanë mbushur dritaret për të shijuar muzikën nga studentë të kantos dhe profesori i tyre, duke harruar për pak çaste vështirësitë e përballjes me sëmundjet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement