Ai shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos te Real Madridi.
Fjala është për Kylian Mbappen, që mbrëmë ka arritur të shënojë dy gola, por nuk e ndihmoi PSG-në që shpërdoroi epërsinë prej 0-2 duke humbur në fund 3-2.
Sido që të jetë, në aspektin personal, Mbappe bëri paraqitje të mirë dhe shënoi një gol shumë të bukur, në stilin e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo dhe kjo më së miri tregon se përse Real Madridi insiston për ta pasur në skuadër, pasi CR7 ka lënë shumë pasoja te Los Blancos. /Gazeta Express/