Sinan Vllasaliu i këndon “Valzit të Dashurisë” - Gazeta Express
string(44) "sinan-vllasaliu-i-kendon-valzit-te-dashurise"

Gazeta Express

20/11/2020 20:14

Sinan Vllasaliu i këndon “Valzit të Dashurisë”

Gazeta Express

20/11/2020 20:14

Këngëtari shumë i pëlqyer shqiptar, Sinan Vllasaliu vjen me një këngë për çifte, të titulluar “Valzi i dashurisë”.

Në kuadër të shumë projekteve të cilat tashmë veçse i ka paralajmëruar, këngëtari i mirënjohur shqiptar ka gati këngën e tij të re.

Fillimisht, publikoi këngën “Ushtria e Kosovës“ e më pastaj një super baladë me titull “Dreqi e Marrte” e cila u mirëprit mjaft mirë dhe u shpërnda gjithandej.

Sinani nuk ka të ndalur, kënga e tij e radhës mban emrin “Valzi i Dashurisë” këngë kjo e cila i kushtohet një çifti që sapo ka kurorëzuar martesën, por që normalisht Sinani e sjell më ndryshe nga këngët e tjera.

Vllasaliu edhe për këtë këngë ka bashkëpunuar me Avni Qahilin për tekst, ndërsa orkestrimin si gjithmonë ia beson Virusit.

Kënga është përfunduar edhe me klip, dhe se shumë shpejt pritet të publikohet në Youtube, në vrazhdën e projekteve për vitin 2021 nga Emra Com.