Distria Krasniqi e ka humbur mundësinë për t’u shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 48 kilogramë , pasi e pësoi disfatë në çerekfinale kundër xhudistes franceze Shirine Boukli.
Por xhudistja kosovare ka mbetur në garë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2020 në Pragë, megjithatë, raporton Gazeta Express.
24-vjeçarja ishte në një epërsi të lehtë, sepse kundërshtarja e saj franceze i kishte dy wazzari dhe koha e rregullt përfundoi pa fitues.
Por Krasniqi tregoi pakujdesi në kohën shtesë dhe e lejoi Bouklin ta hedhë në dysheme me ippon, që ia siguroi asaj kalimin në gjysmëfinale.
Kosovarja, e cila më 2018 e fitoi medaljen e argjendtë në Evropianin e mbajtur në Tel Aviv, do ta ketë mundësinë ta fitojë edhe një medalje tjetër, të tretën për nga rëndësia.
Në gjysmëfinale për medaljen e bronztë, Krasniqi do të përballet me rusen Irina Dolgova.
Krasniqi e arriti çerekfinalen në kategorinë deri në 48 kilogramë pas fitores kundër Aisha Gurbanlin në luftën e parë të saj në këtë Evropian.
Ndërkohë, ditë e pafat ishte për Loxhën.
Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Kopalczyk me një ëaza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e kishte mposhtur ukrainasen Mariia Skora.
Nesër garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...