Lajm i keq për ata që mbajnë qen në shtëpi, studimi thotë se rrezikohen 78% më shumë nga COVID-19 - Gazeta Express
string(95) "lajm-i-keq-per-ata-qe-mbajne-qen-ne-shtepi-studimi-thote-se-rrezikohen-78-me-shume-nga-covid-19"

Lajm i keq për ata që mbajnë qen në shtëpi, studimi thotë se rrezikohen 78% më shumë nga COVID-19

Gazeta Express

18/11/2020 12:18

Kushdo që mban qen në shtëpi është më i rrezikuar të infektohet me COVID-19. Ky është rezultati i një studimi të bërë në Spanjë, raporton Gazeta Express.

Ecja e qenit tuaj të përkëdhelur nëpër shtëpi mund të rrisë rrezikun e kapjes së koronavirusit për 78 për qind, dhe marrja e sendeve ushqimore në shtëpinë tuaj mund të dyfishojë rrezikun, ka pohuar ky studim.

Lexo Edhe:

Ai sugjeron që qentë mund të kapin virusin dhe ta përhapin atë, ose ta transportojnë atë duke prekur sipërfaqet e ndotura në publik dhe në fund të bartet te pronarët e tyre.

Kjo si pasojë se qeni mund ta transmetonte virusin në sipërfaqe të kontaminuara dhe nuk kuptohet se nuk mund të kujdeset për higjienën njësoj sikur njeriu.

Për këtë studim u mbikëqyrën më shumë se 2000 njerëz, ku 41 % ishin në moshë moshatare nga 40-54 vjeçare.

Ekspertët kanë sugjeruar se qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake t’i vaksinojnë para se t’i marrin brenda shtëpive tyre.

Në fund rezultatet raportuan se 98% ishin infektuar me koronavirus, si pasojë duke kryer marrjen e ushqimeve në shtëpi dhe shëtitje me qenin, shkruan DailyMail, transmeton Express.

Përktheu: Njomza Arifi