Ish-menaxheri i Ferrarit zbulon gjendjen Michael Schumacherit - Gazeta Express
string(61) "ish-menaxheri-i-ferrarit-zbulon-gjendjen-michael-schumacherit"

Gazeta Express

16/11/2020 18:19

Ish-menaxheri i Ferrarit zbulon gjendjen Michael Schumacherit

Gazeta Express

16/11/2020 18:19

Gjendja e Michael Schumacher vazhdon të jetë një mister për të gjithë tifozët e Ferrarit dhe Formula 1.

Askush nuk jep informacione dhe i vetmi që zbulon diçka rreth gjendjes së ish-kampionit është Jean Todt.

Lexo Edhe:

Ish-menaxheri i përgjithshëm i Ferrarit aktualisht mban postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), dhe është ndër të vetmit që lejohet të takojë legjendën e Formula 1. Todt ka folur sërish për gjendjen e Schumarcher duke zbuluar se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 vazhdon të luftojë me jetën.

“Schumacher vazhdon të luftojë, ne vetëm mund t’i urojmë atij dhe familjes që gjërat të përmirësohen”.

Todt u pyet gjithashtu edhe për djalin e legjendës gjermane që garon në Formula 2. Sipas tij shumë shpejt Mick Schumacher do të garojë mes më të mirëve.

“Mick Schumarcher ndoshta do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm. Jemi të kënaqur që kemi përsëri një Schumacher në nivelin më të lartë në garat e shpejtësisë,”