Ibrahim Tatlises rikthehet pas 9 vjetësh në ekran, kjo është kënga që e këndoi [VIDEO] - Gazeta Express
string(77) "ibrahim-tatlises-rikthehet-pas-9-vjetesh-ne-ekran-kjo-eshte-kenga-qe-e-kendoi"

Gazeta Express

15/11/2020 9:48

Ibrahim Tatlises rikthehet pas 9 vjetësh në ekran, kjo është kënga që e këndoi [VIDEO]

Gazeta Express

15/11/2020 9:48

Këngëtari turk me renome ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises është rikthyer me emisionin e tij të famshëm “IBO SHOW”, pas 9 vjetësh mungesë.

Ibo këndoi këngën e tij të famshme “Haydi Soyle”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

İbrahim Tatlıses’in 9 Yıl Aradan Sonra Söylediği İlk Şarkı “Haydi Söyle”

Në emisionin e tij të parë pas mungesës së gjatë, ai pati mysafirë disa nga emrat e njohur të muzikës në Turqi, duke përfshirë edhe këngëtaren, Sibel Can. Më këtë të fundit pati edhe një duet gjatë emisionit.

İbrahim Tatlıses – “Yaylalar” & Şafak Sezer Dans

68 vjeçari ishte afër vdekjes në Mars të vitit 2011, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome.  Në vitet në vijim, ai pati një proces të gjatë rehabilitimi në Gjermani si dhe iu nënshtrua disa operacioneve të trurit, të cilat u realizuan nga neurokirurgët amerikanë – ndër më të mirët në botë në Miami, Florida. /gazetaexpress/