Ditët e fundit në mjedisin politik shqiptar ka qarkulluar debati ku Kryeminstri Rama akuzon Lulzim Bashën për Shtëpinë e Verdhë. Për të vazhduar linjën e akuzave të kryeminstrit, në Top Channel është publikuar intevista e një personazhi Milaim Bellanica.
Milaim Bellanica akuzon kryetarin e opozitës Lulzim basha se ka një video të cilën Bellanica ja ka dhënë Bashës. Si këmbim Basha do ta ndihmonte të largohej nga Shqipëria në drejtim të vendeve perëndimore.
“Lulzim Basha, ti shumë mirë po flet por ta dish që vërtetë e ke ti atë inçizim, të cilin unë e kam bërë vetë, jo ti, se kur ke ardhur në Kukës, ke ardhur me helikopter. Tani mos thuaj që është gënjeshtar ky person kur vetë ti më ke thënë që unë i ruaj më mirë në Gjyqin e Hagës se jam punëtor i Hagës. Unë po befasohem si po thua ti po gënjen personi, mua më ke drejtpërsëdrejti, unë nuk të iki, ti po më ikën.
Atë ditë më ka thënë: Nuk shkon gjatë, për 1 muaj e kthej. Sa të shkoj në Hollandë, e marr incizimin, bisedoj me prokurorin. Shkoi 8 vite, 9 vite pa u kthyer ai incizim. Tani që e pa ngushtë po thotë që Milaim Bellanica është gënjeshtar. Lulzim Basha po del që po i përkrah forcat serbe, përkrah të padrejtën”, ka thënë Milaim Bellanica në Top Channel.
Por një artikull i publikuar në median prestigjoze BBC në 4 prill të vitit 1999 vërteton ekzistencën e filmimeve të masakrës në Krushë të Madhe nga ushtria serbe dhe rrëzon gjithë propagandën e Top Channel.
Sipas këtij artikulli, video ishte siguruar nga një banor i zonës, Milaim Bellanica, i cili në atë kohë i tha BBC se e kishte bërë këtë filmim për nipërit dhe brezat e ardhshme si një dëshmi për mos të harruar çfarë bënë serbët në Krushë.
BBC shkruan se në video duken trupat e disa të rinjve që u vranë me një plumb të vetëm në kokë pasi u përpoqën të shpëtonin.
Një grup serbësh ishin në majë të kodrës. Të tjerët erdhën nga prapa. Njerëzit tanë u kapën dhe serbët i vranë njëri pas tjetrit.
Kishte më shumë se 100 ushtarë, disa nga serbët kishin maska, të tjerët ishin me uniformë.” ka thënë Milaim Bellanica ndër të tjera për videon që i ka dhënë BBC.
Kreu i Partisë Demokratike, Basha e ka mohuar se e njeh këtë person dhe mohon të ketë video të tillë.
Këtë e konfirmon edhe artikulli në fjalë në 4 prill 1999 dhe në të shkruhet se Bellanica ka regjistruar pamjet dhe ia ka dorëzuar ato korrespondentit George Alagiah. Për më tepër, Milaim Bellanica ka deklaruar në atë kohë për rrjetin mediatik BBC.
Milaim Bellanica iku përtej kufirit për në Shqipëri. Ai i ka dhënë BBC një listë me 26 viktima, shumë të njohura për të si shokë klase nga fshati i tij. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Robin Cook reagoi duke thënë: “Kjo është një ngjarje e tmerrshme. Ajo nënvizon brutalitetin vrasës me të cilin po bëhet spastrimi etnik brenda Kosovës.”– kështu shkruhet në artikullin e BBC.
Pra siç thuhet në artikull, Bellanica u arratis në Shqipëri dhe gjithashtu i ka dhënë BBC një listë me 26 viktima të masakrës. Kjo bie ndesh me deklaratat e fundit të bëra nga ai, ku pretendon se me Bashën kishte një marrëveshje të nënshkruar që në prill të 99-ës, përmes së cilës kishte pranuar dhënien e dëshmive në këmbim të mundësisë së largimit nga Shqipëria për në perëndim, gjë e cila nuk kishte ndodhur.
Pra të gjitha videot e Top Channel ku i kërkohet Lulzim Bashës të nxjerrë videon e Masakrës së Krushës bien poshtë, pasi vërtetohet qartë se Milaim Bellanica gënjen, dhe videon që pretendon se e ka Basha, ai në fakt ja ka dhënë vet korrespondentit të BBC.
Linku i artikullit të BBC