string(58) "kush-eshte-pastori-toni-gogu-qe-u-emerua-prefekt-i-tiranes"

Gazeta Express

11/11/2020 21:05

Kush është pastori Toni Gogu, që u emërua Prefekt i Tiranës

Gazeta Express

11/11/2020 21:05

Toni Gogu është prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Për ata që nuk e mbajnë mend, është pastori protestant që martoi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Gogu nuk është emër i rastësishëm, pasi ai ka bërë karrierë me Rilindjen.

Pastori ka mbajtur pozicionin e Kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ish prefektja, Suzana Jahollari është liruar tashmë nga detyra dhe Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të dy në mbledhjen e sotme.

Toni Gogu, i është bashkuar Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, si përfaqësues i fesë protestante.

Më herët, Toni Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë, në sektorin e depozitave. E ndërsa në 2017, në qeverinë Rama 2 iu besua posti i zv/ministrit në Ministrinë e Drejtësisë.