Rekord i zi në Maqedoni, 26 të vdekur dhe 978 raste të reja me Covid-19 - Gazeta Express
string(70) "rekord-i-zi-ne-maqedoni-26-te-vdekur-dhe-978-raste-te-reja-me-covid-19"

Gazeta Express

08/11/2020 18:37

Rekord i zi në Maqedoni, 26 të vdekur dhe 978 raste të reja me Covid-19

Gazeta Express

08/11/2020 18:37

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 978 raste të reja me koronavirus, teksa janë bërë 2667 testime.


Rastet janë evidentuar në: Shkup-392, Kumanovë-51, Tetovë-95, Veles-48, Ohër-31, Gostivar-49, Koçani-32.


Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shëruar vetëm 24 pacientë.


Për fat të keq betejën kundër koronavirusit e kanë humbur 26 persona.


Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 39 760, numri i pacientëve të shëruar është 23 035, ndërsa jetën e kanë humbur 1136 persona.
Numri i rasteve aktive është 15 589.

Besmir Lika