string(63) "lumnije-thaci-kthehet-ne-buroje-tek-prinderit-e-ish-presidentit"

Gazeta Express

05/11/2020 16:12

Lumnije Thaçi kthehet në Burojë te prindërit e ish-presidentit

Gazeta Express

05/11/2020 16:12

Pas të gjitha zhvillimeve dramatike që ndodhën sot, bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnija, ka shkuar në fshatin Burojë të Skenderajt ku edhe jetojnë prindërit e presidentit tashmë të dorëhequr.

Sot Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për ish-kreun e UÇK-së, Hashim Thaçi, i cili më pas, ashtu siç kishte premtuar kur ishte publikuar propozim-aktakuza ndaj tij, dha dorëheqje.

Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, është nisur drejt Hagës nga pavijoni ushtarak i Aeroportit të Prishtinës ku edhe do të përballet me akuzat ndaj tij.