Hamiti: Terrorizmi nuk ka të bëjë asgjë me islamin - Gazeta Express
string(49) "hamiti-terrorizmi-nuk-ka-te-beje-asgje-me-islamin"

Gazeta Express

03/11/2020 21:00

Hamiti: Terrorizmi nuk ka të bëjë asgjë me islamin

Gazeta Express

03/11/2020 21:00

Teologu Xhabir Hamiti ka folur për sulmin e mbrëmshëm në Vjenë ku autor ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Hamiti thotë se terrorizmi nuk ka të bëjë me fenë.

“Fatkeqësisht në mesin e tyre ka edhe bijë dhe bija tonat që janë indoktrinuar në mënyrë të verbër në një doktrinë e cila definitivisht është afetare sepse marrë në kontekstin e përgjithshëm e mësimeve që dalin nga Kuarni nuk mund të jetë një njeri besimtar i drejtë dhe i sinqertë dhe në të njejtën kohë të jetë vrasës”, tha ai në emisionin “Pressing” në T7.

“Ata të cilët janë fetarë dhe religjioz janë kundër akteve të tilla”, shton Hamiti.

“Terroristi nuk ka fe, terroristi mund të bie pre e doktrinës së caktuar, qoftë edhe fetare me qëllime të caktuara”, theksoi ai.