Zhvillohet vaksina COVID që mund të mbroj 10 herë më shumë se vaksinat aktuale - Gazeta Express
string(78) "zhvillohet-vaksina-covid-qe-mund-te-mbroj-10-here-me-shume-se-vaksinat-aktuale"

Zhvillohet vaksina COVID që mund të mbroj 10 herë më shumë se vaksinat aktuale

Gazeta Express

03/11/2020 9:33

Shkencëtarët kanë zbuluar një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit, e cila ka potencial shumë më të lartë se vaksinat eksperimentale aktuale, shkruan Dailymail.

Në disa eksperimente të bëra me minj, ekipi nga Universiteti Mjekësor i Uashingtonit ka thënë se vaksina ka synim të krijoj përgjigje imunitare 10 herë më të fortë tek personat e infektuar me COVID-19.

Lexo Edhe:

Për më shumë, kjo vaksinë stimulon një memorie të fortë të qelizave mbrojtëse, në të cilat trupi i mban mend viruset për një kohë të gjatë.

Sipas ekipit, kjo vaksinë nuk ka nevojë të ruhet në temperature shumë të ulëta sikur vaksinat e tjera, gjë që e bën më të lehtë transferimin dhe prodhimin e saj.

“Ne shpresojmë që platforma jonë nanometrike mund të ndihmoj në luftimin e kësaj pandemie, e cila po shkatërron botën”, tha Dr. Nil King, profesor i biokimisë në Universitetin UË.

Studimi i publikuar në revistën “Cell”, ka dhënë rezultate të kënaqshme, pasi që ka arritur të prodhoj dhjetë herë më shumë antitrupa neutralizues më shumë se që i prodhon sistemi imunitar.

Sipas ekspertëve, edhe pse këto rezultate ishin mjaft premtuese, gjithsesi duhen ende prova njerëzore që të filloj prodhimi dhe testimi i kësaj vaksine. /Gazeta Express