Thënie nga mafiozët shqiptarë - Gazeta Express
string(29) "thenie-nga-mafiozet-shqiptare"

Thënie nga mafiozët shqiptarë

Gazeta Express

31/10/2020 17:22

Lis Bukuroca

Tragjedia e Butrintit, shteti i kapur nga të katërt anët nga korrupsioni.“ Edi Rama 21.10. 2008

Lexo Edhe:

„Kundër meje po zhvillohet një operacion mafioz politik“ Ilir Meta, 2015

„Meta më dërgoj një mesazh mafioz!“ Edi Rama, 28.06. 2019!“

„Ilir Meta mesazh mafioz Vitore Tushës: „Mos u merr më me Ardian Dvorani!” 18.10.2020

„Ilir Meta i korruptuar, një mafioz i lidhur me elementë kriminalë!“ SHBA, BE, OSBE 15.04.2020

„Damkosje fatale per Edvin Drogen dhe narkoshtetin e tij! Gazeta më e madhe në Europë, Bild, 14.05.2019, Sali Berisha

„Embargo u thye për të ndihmuar Kosovën e Malin e Zi!“ Sali Berisha, 2010,

„Pushtetit mafioz i Edvin Mafisë ne Durrës shkërmoqet!“ Sali Berisha, 1 .12. 2019

„Një akt tjetër mafioz! Mafia e narkoshtetit në Fier grabit troje dhe shtëpinë e qytetarit.“ Sali Berisha 7.07.2020

„Partia e Hashim Thaçit e ka kapur shtetin për fyti!“ Isa Mustafa, 04.01.2016

„Shteti është kapur peng nga Mustafa e Thaçi!“ Fatmir Limaj

„Avdullah Hoti është kopje e mashtrimit, PDK nuk e voton qeverinë e tij.“ Kadri Veseli

„Shteti sot është kapur nga Albini dhe Vjosa!“ Ramush Haradinaj, 20 shkurt 2020

„Shteti i Kosovës është kapur nga Haradinaj, Veseli e Thaçi“ Abdullah Hoti, 20.05.2019

„Shteti ç‘kapet vet!“ Isa Mustafa, 16.04.2015

„Shteti është kapur nga Kadri Veseli.“ Visar Ymeri, 30 nëntor 2016

“Do të jem flamurtar i çkapjes së këtij shteti, do të jem në mbrojtje të veprimeve që nuk lejojnë shkeljen e të drejtave të njeriut!” Fatmir Limaj,  24.11.2017

„Shteti është kapur, OSHP-ja është kapur, drejtësia është kapur.“ Mytaher Haskuka

„Shteti i Kosovës është i kapur sot nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!“ Ramush Haradinaj, 21 shkurt 2020

“Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas.“ Vjosa Osmani, 29.08.2019

„Përderisa shteti është i kapur, ne nuk mund të bashkëpunojmë me PDK-në.“ Albin Kurti, 5.06. 2020

“Shteti i kapur!” Ilir Meta, 04.02,2020

“Krimi ka kapur shtetin. Drejtues të lartë të administratës dhe shtetit dhe deputetë të PS janë faktuar të dënuar e të kartelizuar si kontigjent i krimit kombëtar dhe ndërkombëtar!“ Lulzim Basha, 07.01.2015

„Shteti është i kapur nga krimi, duhet të çlirohemi!“ Isa Mustafa, 28.05.2014

„Isa Mustafa në shërbim të kapjes!“  Visar Ymeri 17.04.2015

“Pasi nuk po punojnë asgjë tjetër për qytetarët, le të thyejnë vo. Shpresoj se nuk i qojnë poshtë, kur ti thyejnë ua japin punëdhënësve të tyre me i ngrënë.“ Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, profesor fakulteti, akademik, 13 gusht 2015

„Jam në gjendje të përleshem fizikisht me Kurtin dhe secilin që më quan hajn!“ Ramush Haradinaj, 05.09.2018

„Në shikim të parë këto duken projekte atraktive, por nuk duhet të harrojmë se çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së”, Isa Mustafa, 10 nëntor 2019

„Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes (Shengenin). Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës.“ Isa Mustafa, 4.09.2020

“Kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë përderisa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Vetëm kur të ndodhë kjo ne do të bëhemi pjesë e nismave të tilla rajonale si një shtet i barabartë.” Hashim Thaçi, 11.11.2019

„Marrëveshja Kosovë-Serbi dhe Mini – Shengenin,  Hashim Thaçi dekoron me ‘Urdhrin e Lirisë’ presidentin Donald Trump!”, 18 shtator 2020

„Zero tolerancë për korrupsioni“, Intervistë gjermanisht, Hashim Thaçi 26.03.2012

„Zero tolerancë ndaj ekstremizmit fetar“ 14.01.2015

„Zero tolerancë për ekstremizmin“,  Thaçi 20.01. 2015

„Zero tolerancë për shkelësit e votës“, Hashim Thaçi, 31.01.2017

“Isë, Isë, argat i Serbisë!“ Albin Kurti

PS.  Shkurt e shqip: nëse je mafioz, shaje konkurrencën me „mafi“,  me „kriminel“ kështu njerëzit mendojnë  se ti nuk je dhe vazhdon me vjedhjen i papenguar! Dhe, jokriminelët nuk duhet të lejohen të marrin pushtetin sepse janë kriminelë të rrezikshëm pikërisht pse nuk janë bërë kriminelë!

Ashtu bëjnë edhe homofobët! Ata urrejnë publikisht homoseksualët, nga frika se dikush i kupton se kanë tendencë homoseksuale. Përndryshe nuk mund të kuptohet pse dikush urren aq shumë jetën private të dikujt dhe pse acarohet publikisht për intimitetin e huaj! Thua se vet i ka punët krejt në rregull!

Kështu veprojnë edhe agjentët e huaj: ata e shajnë kundërshtarin me aq lehtësi si spiun, nga frika se do të kuptohen, apo se do të shahen të parët me spiun. Ata mendojnë se kështu fshehën gjurmët, në fakt i shpalosin më mirë!

I vetmi që nuk e ka quajtur „shtetin të kapur“, është Hashim Thaçi! Pikërisht ai e ka kapur për fyti dhe e trajton si shtet privat të vetin duke abuzuar me llaskucët, tarafët, sarafët, sociopatët, psikopatët, to dobëtit dhe labilët si vegla për të ruajtur pronësinë mbi vendin!

* U quajtën mafiozë sepse ata vet konsiderojnë njëri-tjetrin mafioz: nuk ka asnjë arsye logjike të quhen „politikanë uzurpuesit e shtetit, që kundërshtarin politik, e njohin mirë dhe dëshmojnë se është kriminel! Ata pushojnë me akuza, kur u lejohet edhe atyre korrupsioni dhe vjedhja. Aty e tutje, e quajnë veten „koalicion“, ose fshehtas: „Patriotët e Organizuar!“