Ibrahimovic i reagon Ronaldos dhe e thumbon për koronavirusin - Gazeta Express
string(61) "ibrahimovic-i-reagon-ronaldos-dhe-e-thumbon-per-koronavirusin"

Gazeta Express

29/10/2020 14:19

Ibrahimovic i reagon Ronaldos dhe e thumbon për koronavirusin

Gazeta Express

29/10/2020 14:19

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i ka reaguar yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldos, në mënyrë indirekte, duke u bërë thirrje njerëzve të mos e sfidojnë koronavirusit por t’i respektojnë rregullat.

Veterani suedez u ka bërë thirrje italianëve të mbajnë distancën dhe të bartin maska për ta luftuar virusin ngjitës Covid-19, transmeton Gazeta Express.  

Në Evropë ditëve të fundit ka filluar rritje e madhe e numrave të rasteve me COVID-19, sidomos në shtetin e Italisë dhe në regjionin e Lombardisë.

Ronaldo, ndërkohë, ishte i zemëruar që mungoi për Juventusin në humbjen kundër Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve, pasi e kishte postuar një fotografi të veten duke e shpërfillur rrezikun nga pandemia.

Ronaldo kishte shkruar: “Ndihem mirë dhe shëndosh”, dhe më pas e kishte vënë në dyshim saktësinë e testit të PCR-së i cili përdoret për ta gjurmuar virusin “PCR-ja është m*t”.

Ibrahimovic i është përgjigjur në mënyrë indirekte, duke u bërë thirrje njerëzve t’i respektojnë masat.

“Virusi më ka sfiduar mua, dhe unë e munda”, thotë Ibrahimovic në videon e publikuar nw Instagram.

“Por ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin, përdorini kokën dhe respektoni masat”, shtoi ai.

“Distancë sociale dhe maskat, gjithmonë, ne do ta mundim këtë virus”, përfundoi Zlatan. /Gazeta Express/