string(81) "iute-credit-dergon-kosoven-ne-arbitrazh-shteti-rrezikon-ti-humbe-300-milione-euro"

Gazeta Express

28/10/2020 20:44

Iute Credit dërgon Kosovën në arbitrazh, shteti rrezikon t’i humbë 300 milionë euro

Gazeta Express

28/10/2020 20:44

Iute Credit dërgon Kosovën në arbitrazh, avokati i shtetit thotë se rasti do të fitohet.

Kishte disa pika në Kosovë.

mjaftonin 10 minuta që nga aty të dalësh me kredi.

Por kompanisë që funksiononte si institucion mikrofinanciarë  Iute Credit, Banka Qendrore e Kosovës ia morri licencën në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas BQK kjo kompani nuk kishte funksionuar në kuadër të rregullave me të cilat ishte licencuar.

Por për këtë vendim Iute Credi e ka dërguar Kosovën në arbitrazh  ndërkombëtar.

Kjo  gjë po shihet shqetësues nga juristët.

Anton Nrecaj thotë se gjithë kjo po ndodh për shkak të mos punës profesionale nga BQK.

Ndrecaj vlerëson se gjasat që ky rast në arbitrazh të humben janë të mëdha.

Por, mendim krejt tjetër ka Avokati i Përgjithshëm i Shtetit.

Sami Istrefi  thotë se ky rast do të fitohet.

Istrefi shton se janë pesë raste ku Kosova është dërguar ne gjykatën e arbitrazhit.

Për çështjen e arbitrazheve avokati Sami Istrefi, doli bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin.

Ky i fundit, tha se Kosova në arbitrazhe ndërkombëtare rrezikon ti humb 300 milionë euro.

Selimi shton se janë ligjet e Kosovës ato që lejojnë që shteti të dërgohet shume lehtë ne arbitrazh.

Arsye pse u thirr kjo konferencë doli të jetë një sukses i Avokaturës Shtetërore.

Rasti i parë është fituar në Gjykatën Ekonomike dhe kap vlerën e 1.8 milionë eurove ndërsa rasti i dytë është fituar në një arbitrazhë në Vjenë dhe ka vlerën 1 milion.