Kryemadhi: Lefter Koka u përjashtua nga LSI sepse abuzoi me inceneratorët - Gazeta Express
string(72) "kryemadhi-lefter-koka-u-perjashtua-nga-lsi-sepse-abuzoi-me-inceneratoret"

Gazeta Express

26/10/2020 23:06

Kryemadhi: Lefter Koka u përjashtua nga LSI sepse abuzoi me inceneratorët

Gazeta Express

26/10/2020 23:06

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar firmën e ish-ministrit të LSI-së, Lefter Koka në ndërtimin e inceneratorëve. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se Koka, për këtë firmë është përjashtuar nga LSI-ja, pavarësisht se ai vetë ka kërkuar që LSI-ja të ndërhyjë për këtë çështje.

“Ai ish-ministër është larguar për shkak të abuzimit në çështjen e inceneratorëve. Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero. Ajo është një çështje pavarësie nga struktura e partisë. Por gjithsesi, do ta marrim vesh nëse Koka e hodhi firmën se deshi, apo se ja propozoi ai. Do ta shohim dhe këtë. Por unë e kam thënë edhe më herët. Pozicionimi i LSI ka qenë kundër inceneratorëve dhe LSI-ja nuk mbështet asnjë skemë korrupsioni,”– tha Kryemadhi.