Një francez është shoqëruar si i dyshuar për jahtin që u gjet para disa ditësh i braktisur në afërsi të Shëngjinit.
Mësohet se arsyeja e shoqërimit të francezit dhe implikimi i tij në këtë çështje është një dokument i gjetur brenda jahtit.
Jahti ishte me flamur slloven dhe deri më sot nuk ka patur asnjë gjurmë se pse ishte braktisur apo nga vinte dhe kush e përdorte.