Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, François-Phillipe Champagne.
Haradinaj-Stublla tha se diskutuan për momentumin e rëndësishëm të krijuar në rajon me Marrëveshjen e Zotimeve për Normalizim Ekonomik, aspiratën e Kosovës për integrim të plotë në strukturat Euro-Atlantike, si dhe situatën me pandeminë.
“Në një telefonatë shumë miqësore me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, z. Champagne, theksova rëndësinë e lartë që Kosova i kushton lidhjes Trans-Atlantike, duke shprehur mirënjohjen e lartë të Kosovës për miqësinë me Kanadanë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.
Ministri kanadez Champagne nga ana e tij i konfirmoi homologes Haradinaj-Stublla miqësinë e qëndrueshme të Kanadasë, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen edhe më substanciale për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...