Dështon bashkëpunimi mes Noizyt dhe Dhurata Dorës? - Gazeta Express
string(49) "deshton-bashkepunimi-mes-noizyt-dhe-dhurata-dores"

Dështon bashkëpunimi mes Noizyt dhe Dhurata Dorës?

Gazeta Express

26/10/2020 13:48

Teksa ishte i ftuar në emisionin “NIN” disa javë më parë, Noizy konfirmoi zërat që po qarkullonin prej kohësh për një bashkëpunim me Dhurata Dorën.

Në fakt, një foto e dyshes kishte qarkulluar prej një viti në rrjete sociale duke u përfolur shpesh për një bashkëpunim të mundshëm, por nuk kishin pranuar asgjë.

Lexo Edhe:

Pas konfirmimit të Noizy-t për duetin, fansat menduan se kënga e re do të vinte shpejt. Mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se projekti i tyre është shtyrë. Kjo për arsye të emergjencës Covid-19.

 Dy artistët nuk kanë arritur të punojnë ende së bashku në studio dhe nuk dihet nëse puna do të nisë, për shkak të rrezikut për një mbyllje të dytë.

 Pra, mbetet ende për t’u parë ç’do të ndodhë. Nëse i keni humbur, Noizy rrëfeu në “NIN” të pathëna që bënë bujë të madhe në media për ditë me radhë./Gazeta Express/