Tragjike, tre vjeçari aksidentalisht vrau vetën në festën e ditëlindjes - Gazeta Express
string(70) "tragjike-tre-vjecari-aksidentalisht-vrau-veten-ne-festen-e-ditelindjes"

Tragjike, tre vjeçari aksidentalisht vrau vetën në festën e ditëlindjes

Gazeta Express

25/10/2020 20:12

Një djalë 3 vjeç ka humbur jetën në festën e ditëlindjes së tij pasi gjeti armën e një anëtari të familjes dhe aksidentalisht qëlloi veten në gjoks.

Sipas informacioneve të policisë incidenti ndodhi rreth orës 4:15 të pasdites në një rezidencë familjare në Porter, Texas.

Lexo Edhe:

“Familja dhe miqtë ishin mbledhur më herët për të festuar ditëlindjen e tre-vjeçarit dhe ndërsa po luanin letra, dëgjuan një të shtënë me armë,” tha Zyra e Sherifit të Qarkut Montgomery në një deklaratë të lëshuar në mediat sociale.

Sipas autoriteteve, u mësua gjatë hetimit që fëmija dyshohet se e kishte gjetur pistoletën në xhaketën e një prej anëtarëve të familjes.