Arbana Osmani publikon foton e parë pas lindjes - Gazeta Express
string(47) "arbana-osmani-publikon-foton-e-pare-pas-lindjes"

Arbana Osmani publikon foton e parë pas lindjes

Gazeta Express

25/10/2020 9:43

Pesë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Pasditen e djeshme ajo ka publikuar një fotografi nga një event me Eduartin ku duket në super formë, e veshur me të zeza dhe me një nur të ëmbël në fytyrë.

Arbana Osmani solli në jetë djalin, që e pagëzoi me emrin “Dielli”. Ajo dhe regjisori Eduart Grishaj kanë zgjedhur këtë emër unik, tipik shqiptar për fëmijën e tyre. Ditën e sotme, Osmani ka zbuluar dhuratën e parë që i bëri partneri.

Lexo Edhe:

Çifti u bënë prindër të një djali para 5 ditësh
Varëse me emrat e dy fëmijëve të Arbanës
Arbana shtatzënë

“Varësja ime e preferuar nga dizenjuesi im i preferuar”, shkruante moderatorja krahas varëses ku dallohet se formohen dy emra, Jon dhe Diell.