Janë sekuestruar 2 kg marijuanë në kufirin me Greqinë në vendin e quajtur “Bashkimi i Përrenjve” në Konispol. Mësohet se është arrestuar shtetasi Niko Kobuzi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Berat, i cili po tentonte të kalonte kufirin e gjelbër për në Greqi.
Nga kontrolli i ushtruar mbi të iu gjetën brenda në çantën e shpinës dy qese plastmasi me ngjyrë të zezë që brenda kishin marijuanë. Qeset ishin të lyera me shtresë kafeje me qëllim që të shmangej era e lëndës narkotike.
Grupi hetimor i Komisariatit të Policisë së Sarandës shkoi në vendngjarje për hetime të mëtejshme.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...