Blero flet për problemin që kishte me Noizyn dhe Mc Kreshën - Gazeta Express
string(59) "blero-flet-per-problemin-qe-kishte-me-noizyn-dhe-mc-kreshen"

Blero flet për problemin që kishte me Noizyn dhe Mc Kreshën

Gazeta Express

23/10/2020 23:29

Dy këngëtarët, Blero e Noizy, vite më parë, kishin një përplasje virtuale e cila shkoi deri në fazën e sharjeve e ofendimeve të cilat u bënë publike. Por, siç duket tashmë gjërat janë sqaruar.

Blero ka treguar së fundmi një copëz të historisë duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë.

Lexo Edhe:

Në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, Blero tregoi se raporti i tyre tashmë është korrekt dhe ka komunikim mes dy artistëve dhe sipas tij, kjo kishte ndodhur për shkak të implikimit të një personi të tretë.

Para disa vitesh Blero e Mc Kresha kishin një raport shumë të afërt e sollën bashkëpunime të suksesshme, por për një moment gjithë kjo marrëdhënie u shua, duke e shkëputur edhe shoqërinë mes vete.

Por gjërat nuk janë aq të lehta saqë të mund të kalohen, madje Blero u shpreh i prerë për këtë gjë.

I pyetur nëse ka ndryshuar qëndrimi i Bleros për një duet me Kreshën, Muharremi u shpreh “kurrë”, duke e rikonfirmuar se historia mes tyre mbetet e kaluar dhe nuk mund të ketë një të ardhme. /Express/