Një veturë ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar jashtë rrugës gjatë natës në Mitrovicë. Si pasojë e këtij vetaksidenti, ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar.
Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Avni Zahiti, ka deklaruar se drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit.
“Po, ka ndodhë një vetaksident gjatë natës. Dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit. Në veturë me të kanë qenë edhe dy persona, por për gjendjen e tyre akoma nuk kemi detaje”, ka thënë Zahiti për Express.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...