Burg të përjetshëm për vrasësin e dyfishtë nga Strumica - Gazeta Express
string(55) "burg-te-perjetshem-per-vrasesin-e-dyfishte-nga-strumica"

Gazeta Express

22/10/2020 16:24

Burg të përjetshëm për vrasësin e dyfishtë nga Strumica

Gazeta Express

22/10/2020 16:24

Sot  Gjykata Themelore në Strumicë e dënoi Marjanço Velev (55) nga fshati i Strumicës, Debrejci me burg të përjetshëm  për vrasjen e dytë të kryer mbi banorin e Strumicës Aleksandar Micev, trupi i të cilit ishte gjetur në ujërat e digës “Turija”.

Prokuroria atë e ka akuzuar për vrasje të kryer më 9 tetor të vitit 2018 me ç’rast  pas shpine ka gjuajtur me armë  kalibër 5,6 milimetra me dy plumba në kokë te Micevi, ndërsa trupi i tij ishte gjetur më 5 gusht të vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Në arsyetimin e gjykimit,  gjykatësja Marina Abrasheva theksoi se e ka aplikuar nenin 44 të Ligjit ndëshkues për vërtetim të dënimit të vetëm me burg nga burgu i përjetshëm, sepse  i dënuari së pari e ka vrarë Micevin, ndërsa pastaj edhe banorin e dytë të Strumicës, Risto Ilashev.

I akuzuari Velev, në fillim të gjykimit,  i cili filloi në datën 7 të këtij muaji, para gjykatës u shpreh se  nuk ndjehet  fajtor dhe nuk e ka bërë veprën për të cilën është akuzuar.

Në shkurt të këtij viti Gjykata Themelore në Strumicë i caktoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 viteve Marjanço Velev për vrasjen e kryer mbi banorin e Strumicës Risto Ilashev më 7 maj të vitit 2019. Trupi i banorit të vrarë ishte gjetur në digën  “Turija” më 20 qershor të vitit të kaluar  i mbyllur në një fuçi metalike.

I dënuari ka të drejtë të ankesës deri te Gjykata e Apelit në Shtip në afat prej 15 ditësh nga caktimi i gjykimit.