Portieri spanjoll ka zhgënjyer me paraqitjet e tij duke bërë kohë pas kohë gabime fatale
Kepa Arrizabalaga e ka humbur besimin e trajnerit Frank Lampard, shkruan Gazeta Express.
Prandaj, trajneri anglez nuk llogarit më në portierin spanjoll tek Chelsea.
Mediumi spanjoll “Estadio Deportivo” raporton se përfaqësuesi spanjoll mund të përfundojë gjatë janarit në Sevilla.
Ish-portieri i Athletic Bilbaos po kalon nëpër momente të vështira në “Stamford Bridge”.
Për këtë, “Blues” mund ta huazojnë atë deri në fund të sezonit në La Liga, për ta rikthyer besimin në atdhe.
E gjatë verës tjetër më pas Të Kaltrit do të vendosin nëse do ta mbajnë apo ta shesin përfundimisht portierin. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...