Mërgimtari Hisen Meziu, i cili tash e disa vite jeton në Suedi, ia ka dhuruar një autoambulancë shtetit të Kosovës.
Meziu në këtë kohë pandemie ka marrë përsipër këtë donacion që ta sjellë në Kosovë e i cili do të shërbejë për Shtëpinë e të moshuarve që po e ndërton shoqata ‘Jetimat e Ballkanit”.
“Falemderojm Hisen Meziu me familje e me banim ne Suedi per dhurimin e ketij automjeti per shoqaten tone dhe i cili do te jete ne sherbim te shtepise se te moshuareve”, ka shkruar Halil Kastrati në Facebook.