Tayna me mesazh të rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë - Gazeta Express
string(54) "tayna-me-mesazh-te-rendesishem-per-te-rinjte-shqiptare"

Gazeta Express

22/10/2020 13:32

Tayna me mesazh të rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë

Gazeta Express

22/10/2020 13:32

Reperja Tayna është një ndër shembujt më të mirë për të rinjtë shqiptarë, e cila ia ka dalë mbanë të bëjë realitet ëndrrat e saj.

Dëshira e saj në fëmijëri ishte të bëhej një këngëtare e njohur si emrat e Hollywood-it dhe tashmë emri i saj është më i lakuari!

Lexo Edhe:

23-vjeçarja ka ngritur një karrierë të suksesshme dhe siguron fitime të majme, me të cilat i ka ndërtuar edhe prindërve një shtëpi të re.

Por si i ka arritur këto? Pikërisht një motivim të domosdoshëm ajo e ka dhënë për ndjekësit në Instagram!

Tayna ka publikuar një foto tepër të ëmbël të sajën nga fëmijëria dhe një foto të shkrepur ditëve të fundit, ndërsa krahas postimit shkruan:

“3 dhe 23. Mbi të gjitha, mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”

Të gjithë ata që ende e kanë “lëmsh” të tashmen dhe të ardhmen e tyre, bazohuni në këshillën e Taynës!/Gazeta Express/