“Llada” e dëshmorit shndërrohet në objekt muzeu - Gazeta Express
string(45) "llada-e-deshmorit-shnderrohet-ne-objekt-muzeu"

“Llada” e dëshmorit shndërrohet në objekt muzeu

Gazeta Express

21/10/2020 18:16

Me të hyrë në komunën e Obiliqit, pranë kësaj shtëpie mund të hasni në diçka shumë të veçantë dhe që ka një histori.

Kjo veturë e tipit “Llada” i përkiste Dëshmorit të Kombit, Abdullah Çerkezi. Ndërsa, tash vetura është vendosur në këtë objekt, të cilin e kanë emëruar “Objekt muzeal”.

Lexo Edhe:

Çerkezi, gjatë viteve të ’90-ta kishte mbajtur armatim në Lladën e tij dhe gjithmonë kishte qenë i përndjekur nga forcat serbe.

Për “#Gjesi”, babi i dëshmorit tregoi se në bisedën e fundit që e kishte pasur, ai i kishte thënë se do t’i bashkohej luftës. “Veç unë, ti e zoti e dimë. Çka po m’thu?”, kujton fjalët e tij.

Gazetare: Gelina Maloku: