A është kjo kopja e fundit që Capital T ja bëri Ledri Vulës? - Gazeta Express
string(59) "a-eshte-kjo-kopja-e-fundit-qe-capital-t-ja-beri-ledri-vules"

A është kjo kopja e fundit që Capital T ja bëri Ledri Vulës?

Gazeta Express

20/10/2020 17:28

Capital T dhe Ledri Vula janë bërë të njohur kohëve të fundit me klipin e tyre të përbashkët “DMP”, një këngë që ka më shumë se 12 milionë klikime në youtube

Por, më parë, edhe para këtij bashkëpunimi shpesh është folur për atë se sa shpesh e kopjon Capital T Ledri Vulën.

Lexo Edhe:

Nëse jo me pamje të njëjtë, Capital e ka si zakon që kur Ledri të poston një fotografi edhe ai të postojë një gjë të ngjashme.

Rasti i fundit është kur Ledri postoi para dy dite një foto ku shihet i ulur para një Lamborgjini Urus.

24 orë me vonë, Capital T do ta postonte një foto të njëjtë ku shfaqet në një Lamborghini Urus me ngjyrë tjetër ku si skenë është i hipur në të.

Edhe më parë është shkruar se Capital T ka fotografi që janë pothuajse identike si ato të Ledrit.

Nuk dihet a bëhet kjo në një marrëveshje në mes të reperëve, apo thjesht është një imitim i një reperi kundrejt tjetrit. /GazetaExpress/