Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka folur sërish për radio “Kiss Kiss”.
Ai ka theksuar se kapiteni Elseid Hysaj po bën mjaft mirë me trajnerin Gennaro Gattuso.
Një deklaratë e shpejtë për të “hedhur poshtë” fjalinë e tij të mëparshme se Hysaj nuk ka luajtur mirë me Shqipërinë.
“Hysaj po i luan të gjitha ndeshjet dhe po i luan mirë. I ka cilësitë dhe Gattuso i ka dhënë më shumë besim. Elsi ndihet mirë në ekip, luan më mirë dhe e ka gjetur veten mirë. Forma e tij e mirë ka ardhur edhe falë trajneri Gattuso”, tha Duka.