“Më qëlluan me pistoletë nga makina”, dyshohet për atentat në Vlorë - Gazeta Express
string(64) "me-qelluan-me-pistolete-nga-makina-dyshohet-per-atentat-ne-vlore"

“Më qëlluan me pistoletë nga makina”, dyshohet për atentat në Vlorë

Gazeta Express

19/10/2020 22:49

Një atentat që nuk ka arritur të finalizohet mesa duket ka ndodhur në Vlorë. Ka qenë shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Vlorë/Informacion paraprak

Lexo Edhe:

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes