Përkrahësja e demokratëve në SHBA, Anila Nicklos, ka thënë se letra e fushatës së Joe Biden ku filtej për vizionin për shqiptarët është autentike.
Ajo në emisionin Pressing në T7 ka treguar pse grupi shqiptaro-amerikan është rreshtuar krah Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“Joe Biden është një mik i Shqipërisë dhe Kosovës por edhe komunitetit shqiptar. Unë jam një ndër përkrahëset e shqiptarëve që mbështesin. Ai do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri por edhe kudo që janë. Kjo ka qenë një ndër arsyet që kemi krijuar grupin e shqiptarëve për Joe Biden”, ka thënë ajo.
“Vizioni i Biden per shqiptaret u ndërtuar ne kohen sa ishte nënpresident. Këtu erdhi edhe letra që u publikua nga IllyriaPress. Dërguam letrën për të shpërndarë. Na u dërgua të grupi jonë i cili e shpërndau në rrjete sociale dhe pastaj u publikua edhe në IllyriaPress”, shtoi ajo. /Express/
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...