Geci flet për takimin e parë me bashkëshorten: Më mirë të martohej me një dreq se me mua - Gazeta Express
string(87) "geci-flet-per-takimin-e-pare-me-bashkeshorten-me-mire-te-martohej-me-nje-dreq-se-me-mua"

Geci flet për takimin e parë me bashkëshorten: Më mirë të martohej me një dreq se me mua

Gazeta Express

17/10/2020 21:25

Ish-deputeti i LDK’së Gani Geci ka folur për takimin me bashkëshorten me të cilën ka pesë fëmijë.

“Unë jam i martuar me një grua nga fshati Poklek i komunës së Drenasit, emrin e ka Kimete’, tregoi Geci.

Lexo Edhe:

“Unë e kam njohur në vitin 1989. Ajo ka qenë në shkollën e mesme. Unë pak rebel kam qenë edhe atëherë. Jemi martuar në dhjetor 1990. Kemi pesë fëmijë’, tregoi Geci.

“Ka qenë ftohtë, s’kemi bërë dasmë. Kemi një martesë të lumtur”, shtoi Geci.

‘Në atë kohë jo gjithkush e ka marrë gruan vetë”, thotë Geci.

“Ajo ka heq me mu. Ma mirë me pasë marrë një dreq se mua”, shpjegoi Geci duke qeshur.