Çka është detaji i çuditshëm në të gjitha modelet e iPhone 12? - Gazeta Express
string(61) "cka-eshte-detaji-i-cuditshem-ne-te-gjitha-modelet-e-iphone-12"

Çka është detaji i çuditshëm në të gjitha modelet e iPhone 12?

Gazeta Express

15/10/2020 19:28

Apple ka prezantuar tashmë gjithsej katër iPhone të rinj por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një detaj i vogël që kurrë më parë nuk e kemi parë në një iPhone na tërhoqi vëmendjen.

Në të djathtë të secilit iPhone 12 të ri, poshtë butonit, ekziston një pjesë e vogël që duket si një vend për kartelë SIM, por nuk është.

Lexo Edhe:

Ngjyra e tij është mjaft në kontrast me pjesën tjetër të kornizës metalike të telefonit. Pra, kjo shtron pyetjen, çfarë është ajo gjë atje?

Në fillim, ne ishim pak të hutuar, sepse duket shumë si gjëja e vogël ku vendoset lapsi, sikurse në iPad Pro.

Teoria kryesore ishte se ajo ka të bëjë me antenën 5G. Mos harroni se seritë iPhone 12 janë iPhone-t e para me mbështetje 5G. Por nuk është e sigurt se ai vend shërben për atë qëllim.

Kjo teori u forcua ndërsa zbuluam se fotografitë e iPhone 12 të kapura në dyqanet e Apple jashtë Shteteve të Bashkuara u mungonte ai detaj. Dhe, siç doli që versionet e telefonit për tregjet jo-amerikane nuk do të mbështesin bandat mmWave 5G.