Lamborghini, femra dhe ritëm, njihuni me hitin e këtij viti - Gazeta Express
string(57) "lamborghini-femra-dhe-ritem-njihuni-me-hitin-e-ketij-viti"

Lamborghini, femra dhe ritëm, njihuni me hitin e këtij viti

Gazeta Express

15/10/2020 17:01

Ju ka marrë malli për një këngë dhe një klip që i ka të gjitha.

Nëse kjo ju ka munguar tashmë atë e keni në një paketë që për befasinë e të gjithëve e ka sjell rep këngëtari nga Prishtina, Arzon.

Lexo Edhe:

“Home Party” është hiti i tij më i ri që është punuar në studio të VN Records dhe do ua bëj të “nxehtë” këtë vjeshtë.

Më shumë se 30 bukuroshe të angazhuara dhe me një videoklip që në vete është film i punuar nga “Sekuenca”, reperi prishtinas po cilësohet befasia më e mirë e këtij viti.

Arzon – Home Party (Official Video)

Arzon, që më parë është i njohur edhe për këngët “Road Rivals”, etj, në “Home Party” ka zgjedhur për bashkëpunëtorë producent të talentuar si: Lorik M dhe Valon Demaku të cilët e kanë punuar beat dhe e kanë prodhuar këngën e tij.

“Home Party” është punuar në studion VN Records, studio që menaxhohet nga afaristja Vjollca Nivokazi, kurse kënga është lansuar në kanali FOLE në youtube. /GazetaExpress/