Pas suksesit që brendi britanik ka pasur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Evropë, Matalan tanimë ka filluar dhe është vendosur në Kosovë. Me ndihmën e operatorit te vetëm dhe kryesor kosovar dhe bartësit ekskluziv të franshizes Emporium Group ne Prishtine.
Emporium group dhe Matalan tanimë sot po hapin se bashku dy dyqanet e tyre të para në Prishtinë, Kosovë në Tetor 2020. Me 1 Tetor ndodhi hapja e dyqanit te pare ne Albi Mall, Kati Zero, si dhe me 14 Tetor (sot) po hapet ne kompleksin tregtar QAFA 1, ne rrugën e UCK, me 1400 metra katrorë, ne qendër te Prishtinës. Matalan përderisa po hyn në dekadën e re janë duke vendosur zgjerimin e madh ndërkombëtar të brendit te madh britanik . MATALAN ka siguruar një franshize (marrëveshje ekskluziviteti) me udhëheqësin e shitjes me pakicë Emporium Group.
Ashtu sikur MATALAN edhe Emporium Group është një biznes familjar i themeluar nga z. Ruzhdi Kadriu në vitin 1990 ne Prishtine, Emporium perveq se operojnë si në tregun e modës, ata jane ne tregun e Mediave dhe operojne edhe në Terminalin Doganor ne Prishtine.
Emporium Group operon dhe do te zgjeron rrjetin e shitjes se Matalan në mbi 12 dyqane në Kosovë duke përfshirë edhe pikat e shitjes me pakicë: Perry Ellis dhe Original Penguin.
“Ne jemi të kënaqur që jemi partner me MATALAN për të sjellë tregun kryesor të modës/fashion, te shitjeve shtëpiake/Home nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë. Ne ishim të impresionuar me cilësinë e produkteve shume cilësore dhe me çmime shumë të volitshme për qytetaret kosovare, dhe ne synojmë që të hapim afërsisht 10 dyqane në Matalan ne Kosovë në 5 vitet e ardhshme”, thotë Armend Kadriu, Drejtori i Emporium Group.

Damian Hopkings drejtor ndërkombëtar i MATALAN ne Liverpul, thotë se Tregu Kosovar i shitjes ne dyqanet e specializuara me pakicë është aq i favorshëm, me hapjen e qendrave të reja tregtare do të ketë një nivel të lartë të kërkesave të konsumatorëve Prishtinas e Kosovarë.
“Ne jemi shume të sigurt që MATALAN do të plotësojë një boshllëk në tregun kosovar , duke sjellë modën/fashion te plote e për te gjithë dhe pajisjet shtëpiake/home ,qe te dyja në cilësi të lartë dhe me çmime shume të favorshme për familjet kosovare”, thuhet ne njoftim.
MATALAN tanimë ka hapur dyqanin e vet MATALAN në Albi Mall, Kati zero, si dhe sot me 14 tetor 2020 po hap dyqanin e dyte me 1400 metra katrorë, edhe në rrugën kryesore në Prishtinë ne Kompleksin e pare tregtar QAFA- 1.
Dyqanet aktuale ekzistuese ndërkombëtare te Matalan jane edhe ne : Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe: 37 dyqane në Dubai, Abu Dhabi, Fajairah,Sharrjah, Ali Ain, Ras Al Khaimah), Oman, Arabi Saudite, Gjibraltar, Gjeorgj, si dhe ne Egjipt.
Rreth MATALAN :
Nga dita e pare që MATALAN filloi në vitin 1985 e deri më sot, ose 34 vite më pas, misioni i MATALAN ka qëndruar gjithnjë i njëjtë për të siguruar e rritur cilësinë dhe vlerë të jashtëzakonshme për familjet modern ne Britani, ne Europe, Azi , Afrike..
MATALAN kërkon kohë për të dëgjuar e kuptuar, për të evoluar dhe për të ju përshtatur ndryshimit të nevojave modern të gjitha familjeve gjithmonë me një theks të kualitetit të lartë dhe çmimeve të ulëta.
Vetëm ne Britaninë e Bashkuar janë 12 Milion familje te cilët çdo vit ua besojnë MATALAN-it buxhetin e tyre familjar, për të siguruar, stilin e opsionin, cilësinë dhe vlerën që u mundëson atyre të drejtojnë një shtëpi shume të lumtur familjare. Si lider i shitjeve me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar për veshje të femrave dhe meshkujve e deri tek pajisjet shtëpiake dhe mobilet e zbukurimit te shtepise MATALAN ofron gjithçka për të gjithë. Që nga Tetori i vitit 2020, MATALAN ka 232 dyqane mbresëlënëse në vetëm ne Mbretërinë e Bashkuar dhe 37 dyqane ndërkombëtare (franshiza) brenda Europës dhe Lindjes së Mesme me një rritje të shpejtë sidomos të kanaleve të shitjes On-line.