Thaçi: Pardje isha në Paris dhe ka koordinim më të mirë BE - SHBA, duam njohje reciproke - Gazeta Express
string(84) "thaci-pardje-isha-ne-paris-dhe-ka-koordinim-me-te-mire-be-shba-duam-njohje-reciproke"

Gazeta Express

14/10/2020 11:53

Thaçi: Pardje isha në Paris dhe ka koordinim më të mirë BE – SHBA, duam njohje reciproke

Gazeta Express

14/10/2020 11:53

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me Miroslav Lajçakun ka thënë se është diskutuar mundësia që në Bruksel të hidhet në tavolinën e bisedimeve marrëveshja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi para mediave tha, gjithashtu, se pardje ka qëndruar në Paris përpos vizitës në Uashington ku tha se ka pasur takime joformale me zyrtarët amerikanë ku është diskutuar tema e dialogut me theks të veçantë në arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohje reciproke, raporton Gazeta Express.

“Edhe gjatë takimit që kam zhvilluar me Lajçak ditë më parë në Bruksel po ashtu kanë qenë temat e njëjta të diskutimit gjithashtu edhe në Washington në takimet që kam zhvilluar me autoritetet e larta të shtetit amerikan në takime joformale”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit tha se ka zhvilluar edhe një takim pardje në Paris pa dhënë detaje se kë ka takuar, me të cilin rast, po ashtu, është diskutuar mundësia e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Gjithashtu në Paris pardje, shoh një koordinim më të mirë dhe nivel më të lartë edhe të BE-së edhe të SHBA-së. Ky është një mesazh i mirë dhe i qartë dhe mendoj inkurajues që të jemi sa më unikë, sa më të bashkuar në këtë proces në mënyrë që të finalizohet ky proces sa më shpejt, sa më mirë, me njohje reciproke të Kosovës me Serbinë. Kjo do të mundësonte pastaj edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale”, u shpreh ai. /Express/