Ky diamant i rrallë mund të shitet deri në 38 milionë dollarë - Gazeta Express
string(61) "ky-diamant-i-rralle-mund-te-shitet-deri-ne-38-milione-dollare"

Ky diamant i rrallë mund të shitet deri në 38 milionë dollarë

Gazeta Express

13/10/2020 10:39

Një diamant  i rrallë me ngjyrë rozë-vjollcë është vendosur në shitje, nga shtëpia e ankandit Sotheby’s që vlerëson se ajo mund të arrijë deri në 38 milionë dollarë.

Guri i çmuar 14.83 karat, i quajtur “Shpirti i Trëndafilit”, do të dalë në shitje në Zvicër muajin tjetër, më shumë se tre vjet pasi u zbulua në një minierë në verilindje të Rusisë.

Lexo Edhe:

Duke marrë emrin nga baleti rus i vitit 1911 “Le Specter de la rose”, xhevahiri u pre nga një diamant edhe më i madh i përafërt.

Sipas Gary Schulet, kryetar i sektorit të bizhuterive të Sotheby, veçantia e diamantit është madhësia dhe ngjyra e tij. Po ashtu, ai i përket një nëngrupi të rrallë të diamanteve që përmbajnë pak ose aspak azot.

Megjithatë vlera e diamantëve rozë po rritet shpejt se e çdo ngjyre tjetër, sipas organizatës jofitimprurëse Fancy Color Research Foundation, e cila zbuloi se çmimet u rritën me 116% midis 2010 dhe 2019.

Në vitin 2017, një diamant rozë 59.60 karat i njohur si Ylli Rozë u bë xhevahiri më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand kur ai u shit për 71.2 milion dollarë në Sotheby’s në Hong Kong. /Express/