Shkolla e parë dhe me e sukseshme ne trojet Shqiptare, për mësimin e baterive, Tony Drum Studio organizon koncertin e 7 me radhë për bateri (drums).
Qëllimi i këtij koncerti, ashtu si edhe vitet e kaluara është promovimi i bateristëve të rinj. Poashtu kësaj radhe pika hapesë e koncertit do t’i kushtohet nderimit te legjendave te kulturës dhe artit Shqiptare qe ndërruan jete gjatë pandemisë.
Pra në pikën hapesë te koncertit rreth baterisë do të luajnë në bateri, këngën Baresha të legjendës Nexhmije Pagarusha. Gjatë kësaj pike ne monitorin mbrapa do te shfaqen fotot e artisteve te mëdhenj.
Koncerti vazhdon me bateristë tjerë që do të luajnë individualisht këngët e përzgjedhura, ne përcjelljen e bendit shume profesional, dhe këngëtareve te skenës sonë.
Koncerti është xhiruar ne Sheshin ne 21 dhe transmetohet gjate kësaj jave ne RTV 21.