Kosova ka përjetuar një tjetër humbje, kësaj radhe në Fadil Vokrri kundër Sllovenisë me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur ndryshe si Blero kishte reaguar pas disfatës ndaj Maqedonisës së Veriut, teksa e kishte quajtur selektorin Bernard Challandes si një njeri me probleme psiqike.
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, Blero ka sqaruar deklaratën e tij.
“Natyrisht se jam i mërzitur. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje. Unë ende mendoj që ai duhet të largohet, sepse dënimi i futbollistit duhet të bëhet në kohë të caktuar dhe jo në mungesë të futbollistëve. Ai ka një “sëmundje psiqike”. Faleminderit për gjithçka por duhet të largohet”, ka thënë Blero.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...