string(69) "nuk-justifikoi-apartamentet-ne-gjermani-shkarkohet-gjyqtari-i-tiranes"

Gazeta Express

06/10/2020 11:02

Nuk justifikoi apartamentet në Gjermani, shkarkohet gjyqtari i Tiranës

Gazeta Express

06/10/2020 11:02

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të martën nga detyra gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, pasi j’u gjetën probleme me pasurinë.

Trupi gjykues që mori vendimin përbëhej nga nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Transaksione të shumta problematike, kontrata të dyshimta për shitjen e dy makinave, dy apartamente të blerë në Bremen të Gjermanisë dhe një apartament në Tiranë ishin arsye të bollshme që gjyqtari Cena të shkarkohej.

Sipas KPK-së, gjyqtari i ka paguar apartamentet me anë të dhuratave dhe huave nga persona të afërt, si babai, motra, kunata, baxhanaku dhe një djalë daje.

Pavarësisht se Cena ka deklaruar saktë shumat e marra hua, personat të cilat i kanë dhënë huat, nuk kanë mundur të justifikojnë shumat e parave.

Gjatë seancës ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ONM-së Steven Kessler. Kessler ngriti dyshimet e veta dhe duke e pyetur gjyqtarin se si ka mundësi që ka marrë kaq shumë dhurata nga njerëz që nuk i kanë mundësitë ekonomike për dhurata të shtrenjta. Po ashtu ai shprehu dyshimin se si Cena vetëm ka marrë dhurata, por nuk ka bërë asnjë dhuratë drejt familjarëve të tij.

Cena u ankua për këto akuza që i quajti “aludime të pavërteta” dhe “të qëllimshme” nga ana e vëzhguesit ndërkombëtar, gjithashtu kundërshtoi duke thënë se familja e tij ka bërë një jetë modeste.

Pavarësisht kësaj KPK vendosi ta shkarkojë.