S'mund të kthehemi në familjen evropiane pa përballje me drejtësinë - Gazeta Express
string(66) "smund-te-kthehemi-ne-familjen-evropiane-pa-perballje-me-drejtesine"

Gazeta Express

05/10/2020 13:28

S’mund të kthehemi në familjen evropiane pa përballje me drejtësinë

Gazeta Express

05/10/2020 13:28

“Kurrë mos mendoni se lufta, pa marrë parasysh sa e nevojshme dhe sa e drejtë është, nuk është një krim. Pyete këmbësorinë dhe pyet të vdekurit pêr këtë” – thoshte shkrimtari i madh amerikan, nobelisti, Ernest Hemingway.

Shkruan: Anton Berisha

Lexo Edhe:

Por, ne shqiptarët sikur nuk pajtuam. Imitiuam idetë lindore qe lufta eshte e pastër. Ky ishte ngatërrimi i parë.
I dyti, ishte ngatërrimi se heroikja është edhe burrnore.

Ne, kishim 20 vite kohe per tu emancipuar ne keto mendime dhe nuk beme asnje hap para, perkundrazi ecem prapa. Rezultati ishte qe ne rrafshin nderkombetar te filozofise perendimore nuk mund te plasonim idete lindore te legjitimitetit te krimeve te supozuara, prandaj u krijua Gjykata Speciale, si refleksion i respektimit te dinjitetit te cdo njeriu pavaresisht perkatesise dhe orientimit, si dhe siç theksonte Hemingway, per te ‘pyetur te vdekurit’.

Ne rrafshin e brendshem, barazimi i heroikes me burrnoren si kod shqiptar, u mundesoi individeve paprekshmerine e tyre ne rrugen e pushtetit, pasurise dhe dominimit te plote. Sigurisht, qe e gjithe kjo shkoi ne dem te ndertimit te shtetit ligjor dhe demokratik qe nenkupton rend, rregulla, procedura, mundesi te barabarta dhe pjesemarrje proporcionale.

Ne te dy rastet, shkoi edhe ne dem te kodit gjenetik shqiptar qe ne thelb ka njerezoren, urtesinë e besën. Nder shekuj, femijet, grate, pleqte, te pambrojturit gezonin te drejten e te paprekurve nga plumbat dhe demtimet si kod i njerezise shqiptare.

Duke shkelur keto dy parime thelbesore, shteti i Kosoves, i çliruar me ndihmen e aleateve perendimore me ne krye SHBA-te, dhe me sakrificen e popullit shqiptare dhe heroizmin e luftetareve te saj, siç do te thoshte nje nobelist tjeter Albert Kamy, mundesoi qe lufta per liri te shnderrohet ne beteje per sundim, duke i mundesuar nje grupi te marre ne dore per vete e rrethin e tyre te ngushte, funksionet dhe pasurite vitale te shtetit, qe ne nje model demokratik do t’i atriboheshin shtetit dhe popullit.

Presidenti amerikan, Bill Clinton, që ne te ‘99-ën, na kishte porositur qarte, se: “Drejtësia nuk mund të mbizotërojë pa paqe, por paqja nuk mund të mbizotërojë pa drejtësi”, kodi ne shekuj na porosite se pa burreri s’ka shqiptari, dhe ky kombinim na lene dy mundesi: ose te perkrahim nje model elitar sundimtar shkeles parimesh njerezore e demokratike ose te emancipoj mendimin per t’i vleresuar gjerat esell e pa frike per ta bere shtetin demokratik.

Nese nuk kemi guximin me u perballe me te verteten dhe drejtesine nuk do te mund te kthehemi ne familjen europiane.
Ne nje sistem te tille, askush nuk mund te denohet per nje krim qe nuk e ka bere.
Individë e kombe jane iluminuar ashtu sikurse individe e kombe kane njohur ferrin e Dantes.

Zgjedhja eshte e jona!