Infektimi i Trump me COVID, pezullohen bastet për zgjedhjet presidenciale në SHBA - Gazeta Express
string(80) "infektimi-i-trump-me-covid-pezullohen-bastet-per-zgjedhjet-presidenciale-ne-shba"

Gazeta Express

03/10/2020 20:57

Infektimi i Trump me COVID, pezullohen bastet për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Gazeta Express

03/10/2020 20:57

Të gjitha bastet në Britani të Madhe për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA janë pezulluar, pas infektimit me COVID-19 dhe shtrimit në spital të presidentit Donald Trump.

Ladbrokes dhe William Hill (WIMHY) thanë të Premten se do të pezullonin të gjitha bastet mbi rezultatin e zgjedhjeve të SH.B.A.-së në Nëntor, derisa të bëhen publike më shumë informacione rreth gjendjes së presidentit Trump.

“Kjo është një procedurë standarde dhe ne i urojmë Donald dhe Melania Trump shërim të shpejtë,” tha një zëdhënës i Ladbrokes në një deklaratë.

Kujtojmë se Ladbrokes gjithashtu ndaloi bastet për kryeministrin britanik, pasi Boris Johnson u sëmur me Covid-19 në Mars, shkruan SHQIP.

Infektimi i presidentit Donald Trump, sjell pasiguri të madhe mbi zgjedhjet presidenciale, të cilat janë vetëm 1 muaj larg.

Në asnjë shtet të SHBA bastet për zgjedhjet presidenciale nuk janë të ligjshme, por bastet për ngjarjet politike janë të zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar.