Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëprodhim filmik - Gazeta Express
string(70) "kosova-dhe-shqiperia-nenshkruajne-marreveshje-per-bashkeprodhim-filmik"

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëprodhim filmik

Gazeta Express

02/10/2020 15:41

Marrëveshja parasheh edhe ndarjen e çmimeve vjetore kombëtare të përbashkëta në fushën e kinematografisë ceremonitë e të cilave pritet të ndodhin njërin vit në Tiranë dhe tjetrin në Prishtinë. Procedurat për ndarjen e çmimeve kombëtare për kinematografi do të bëhen me një rregullore të veçantë

Sot në Tiranë në mbledhjen e të dy qeverive, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Dumoshi dhe Ministrja e Kulturës znj. Margariti, nënshkruan marrëveshjen që përcakton bashkëprodhimin filmik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Kjo marrëveshje do të intensifikojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve filmike, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë në bashkëprodhimin e filmave. 

Marrëveshja parasheh edhe ndarjen e çmimeve vjetore kombëtare të përbashkëta në fushën e kinematografisë ceremonitë e të cilave pritet të ndodhin njërin vit në Tiranë dhe tjetrin në Prishtinë. Procedurat për ndarjen e çmimeve kombëtare për kinematografi do të bëhen me një rregullore të veçantë.

Kjo marrëveshje poashtu parasheh promovimin e ndërsjellë të filmave nga të dyja vendet, promovimin ndërkombëtar të përbashkët, si dhe e bën edhe inicimin e themelimit të fondit të përbashkët për kinematografi që do t’i shërbente bashkëprodhimit në mes të dy vendeve si interes kombëtar.