Ismaili për VV’në: Bëni 40 vota me Vjosa Osmanin, ne ua votojmë mocionin për rrëzimin e qeverisë - Gazeta Express
string(93) "ismaili-per-vvne-beni-40-vota-me-vjosa-osmanin-ne-ua-votojme-mocionin-per-rrezimin-e-qeverise"

Ismaili për VV’në: Bëni 40 vota me Vjosa Osmanin, ne ua votojmë mocionin për rrëzimin e qeverisë

Gazeta Express

01/10/2020 22:30

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, në Pressing të T7, i ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë dhe PDK’ja do të votojë që qeveria të rrëzohet.

“Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’ja. Sepse PDK’ja nuk do të mund ta çonte vendin në zgjedhje pa pasur një qarje në koalicion”, është shprehur Ismaili.

Lexo Edhe:

Tutje, ai tha se këto vota mund t’i bëjnë bashkë me Vjosa Osmanin.

“Le t’ua nënshkruajnë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e të tjerët. Le t’i bëjnë 40 vota. Nisni mocionin, votat e tjera i keni për rrëzim. Pikë”, ka thënë Ismaili.

“Me 40 vota nuk rrëzohet qeveria, por le t’i sjellin 40 vota, pastaj me votat tona e rrëzojmë qeverinë”, shtoi Ismaili.